Эротические рассказы

Atropos. Federico BettiЧитать онлайн книгу.

Atropos - Federico Betti


Скачать книгу
“Ça ka ngatërruar ai djalë? Më duket në rregull ai djalë.”

      â€œMos u shqetësoni”, e qetësoi agjenti Finoki, “Duam vetëm të flasim me të.”

      â€œSidoqoftë besoj se ai është në punë në këtë orë”, sqaroi gruaja.

      â€œPor kur mund ta gjejmë? A keni ndonjë ide se kur kthehet?”

      â€œVetëm në rast se nuk ka ndonjë angazhim të veçantë pas pune, përgjithësisht e takoj nga ora 18 apo 18:15 në çdo ditë të javës. Dal me Tobin për shëtitjen para mbrëmjes dhe, kur kthehem, ai gjendet duke parkuar ose duke zbritur shkallët.”

      â€œA dini të na thoni se çfarë makine ka zoti Karnevali?”

      Kjo pyetje e gjeti të papërgatitur zonjën, pasi nuk ishte fare eksperte në fushën e automjeteve. Të vetmet mjete transporti që njihte mirë ishin autobuzët që i përdorte kur shkonte nga shtëpia deri në qendrën e qytetit të dielën mbasdite.

      â€œJu faleminderit përsëri, zonjë.”, tha Xamanji, “Do kalojmë prapë këtej në mbrëmje.”

      Përshëndetën të dy zonjën dhe Tobin, që do t’i shkonte nga pas për të marrë të paktën disa përkëdhelje prej ndonjërit prej tyre, dhe pastaj u kthyen tek makina me të cilën kishin ardhur.

      Nuk do kishte kuptim që të prisnin shumë orë deri në mbërritjen e Paolo Karnevalit, kështu që vendosën të shkonin në Qendrën Operative dhe Xamanji do të përfitonte kështu për të marrë ndonjë lajm të mundshëm nga Kriminalistika dhe nga pathologu që qe ngarkuar për të kryer autopsinë.

      

      Prindërit e tij ishin vërtet të lumtur për të, e shihnin të kënaqur, dhe ndiheshin krenarë edhe tek të afërmit dhe miqtë e familjes.

      Përveçse shkonte në shkollë, kryente edhe ndonjë punë të vlefshme dhe fitimprurëse, për aq pak para sa mund të merrte.

      Nuk do të ishte shumë, por për një djalë që studion është gjithnjë më mirë sesa asgjë fare.

      Kjo ishte ajo çka tregonin për punën që kishte gjetur i biri.

      Siç dukej nuk ishte i vetmi, dhe kështu kishte njohur edhe disa bashkëmoshatarë të tjerë të tij me të cilët herë pas here dilnin shëtitje, shkonin tek Kopshtet Margerita ose në Sheshin Maxhore të shtunën mbasdite, argëtoheshin, dhe ndonjëherë qëndronin edhe jashtë për darkë së bashku.

      Me ato pak që fiton, arrin t’i dalë për zot vetes edhe pa i dhënë para ne.

      Ishte një punë e thjeshtë, bëhej fjalë vetëm për të shpërndarë fletëpalosje. E kush nuk do dinte ta bënte një punë të tillë? Mjaftonte vetëm të shpërndante fletëpalosje publicitare rreth e rrotull. Në apartamente, në vendet publike ose edhe vetëm në rrugë, dhe loja kishte mbaruar. Nuk i qe kërkuar asgjë tjetër, asnjë lloj tjetër detyrimi.

      E lehtë, e lehtë si të pish një gotë ujë.

      Dhe kjo ishte ajo që bënte çdo mbasdite, një orë ose maksimumi dy orë në ditë, vetëm në ditët mes javës, pasi kishte mbaruar shkollën dhe kishte bërë detyrat. Fundjavave do të çlodhej, argëtohej, dhe do të shpenzonte një shumë minimale nga paratë e fituara: si fëmijë këmbëngulës që qe, ishte marrë vesh me prindërit që t’i mbanin gjysmën; tani që kishte mundësi, donte të kontribuonte në shpenzimet e shtëpisë, me aq sa do të mundte.

      Vazhdonte kështu punën me lehtësinë tipike të moshës së vet, pa pyetur veten as se çfarë po reklamonte.

      

      IV

      Mbrëmjen e po asaj dite, në orën 18:30, inspektori Xamanji dhe agjenti Finoki u kthyen në rrugën Krakovia për të biseduar me Paolo Karnevalin.

      I ranë ziles dhe pas pak minutash u gjendën në apartamentin e tij.

      â€œU njoftova pak më parë për ardhjen tuaj.”, shpjegoi djali. “Po ju prisja. Hyni këtu në dhomën e ndjenjes.”

      U ulën në një tavolinë katrore me dimensione mesatare dhe, pas prezantimit, Xamanji filloi të fliste.

      â€œMë falni që erdhëm në këtë orë. Nuk e di nëse jeni mësuar të darkoni shpejt, por sidoqoftë kemi për qëllim vetëm t’ju marrim pak nga koha juaj.”

      â€œMos u bëni merak”, iu përgjigj Karnevali. “Në fakt doja të dija arsyen e kësaj vizite.”

      â€œDuam të bisedojmë në lidhje me Luçia Mistronin.”

      â€œÃ‡farë ka bërë? I ka ndodhur ndonjë gjë?”

      Dukej se nuk dinte asgjë se çfarë i kishte ndodhur ish të fejuarës së tij ose, nëse edhe e dinte, e fshihte mirë.

      â€œKëtë mëngjes, është gjetur e vdekur nga e ëma brenda në apartamentin e saj.”

      Paolo Karnevali mbylli sytë për disa çaste, pastaj i hapi prapë dhe tha: “Më vjen shumë shumë keq. Si ndodhi? A keni zbuluar ndonjë gjë? Ma ha mendja se, përderisa jeni këtu, është akoma herët për të dhënë ndonjë emër.”

      â€œJemi duke punuar për këtë”, sqaroi Xamanji, “Për momentin dimë vetëm se e ëma kishte shkuar në shtëpinë e të bijës dhe, pasi nuk kishte marrë asnjë përgjigje, ishte kthyer të merrte kopjen e saj të çelësave. Kur kishte hapur derën e apartamentit, Luçia Mistroni gjendej e shtrirë mbi dysheme.”

      Të paktën për momentin nuk tha asgjë në lidhje me telefonatat kërcënuese.

      â€œShpresoj që të mund ta gjeni shpejt autorin. Përse keni ardhur të flisni me mua? Unë nuk e shihja më Luçian që kur u ndamë disa muaj më parë.”

      â€œDuhet të ndjekim çdo pistë dhe ajo e ish të fejuarit është një nga pistat.”

      â€œAshtu siç ju thashë, unë nuk di asgjë. Nuk e shihja Luçian që prej disa muajsh.”

      â€œDimë se kohët e fundit grindeshit shpesh”, tha inspektori.

      â€œJua tha e ëma?”

      â€œPo.”

      â€œE kuptoj. Në rregull, kohët e fundit të fejesës sonë grindeshim shpesh, por kjo nuk do të thotë se jam unë autori.”

      â€œNuk duam të themi këtë. Ashtu siç jua thashë, duhet të ndjekim çdo pistë që mund të na çojë tek ai që e ka bërë. Përse ziheshit?”

      Pati


Скачать книгу
Яндекс.Метрика